MISIONI I SHKOLLËS FILLORE MUZIKORE
Arsimi fillor muzikor organizohet për krijimin e kushteve për përhapjen e kulturës muzikore dhe përgatitjen e nxënësve për arsimim të mëtejshëm në këtë fushë të artit. Ky aktivitet zhvillohet në shkollën fillore të muzikës ose në klasa të shkollave të mesme. Për përhapjen e arsimit muzikor në Republikë, mund të organizohen orë të veçanta në shkollat fillore të rregullta. Nxënësit në shkollën fillore të muzikës fitojnë paralelisht arsimim fillor dhe arsimim fillor muzikor. Në procesin edukativo-arsimor mbizotëron mësimi individual, grupor dhe klasor. Shkolla jonë ofron një atmosferë në të cilën inkurajohet, zhvillohet dhe kultivohet kreativiteti i nxënësve përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të të gjitha lëndëve nga shkolla dhe mjedisi lokal, gjë që do të mundësojë shprehjen e aftësive individuale si përballje aktive me sfidat e jetës moderne.
VIZIONI I SHKOLLËS
Vizioni i shkollës sonë të muzikës është që në një të ardhme të parashikueshme të rrisë numrin e paraleleve, stafin e mësimdhënësve, të zgjerojë hapësirën e shkollës dhe ta shëndrrojë shkollën nga një shkollë fillore të muzikës në një shkollë të mesme muzikore, ku do të përfaqësohen më shumë seksione (instrumente) për mësim.
QËLLIMET E ARSIMIT FILLOR MUZIKOR
QËLLIMET E ARSIMIT FILLOR MUZIKOR
Detyrat e nxënësve të arsimit fillor muzikor janë: Të zhvillojnë dashurinë për muzikën dhe instrumentin që е mësojnë; Të njihen me bazat e shkrim-leximit muzikor Të marrin njohuritë e nevojshme për leximin melodik dhe ritmik të tekstit me nota muzikore; Të mësojnë të luajnë sipas tekstit me nota muzikore të instrumentit që e mëson; Të zhvillojnë ndjenja për ritëm dhe melodi; Të kontribuojnë në zhvillimin e ndjenjave muzikore; Të kontribuojnë në formimin e aftësive krijuese muzikore; Të fitojnë shprehi dhe nevojë për të vizituar koncerte, shfaqje operash dhe shfaqje të tjera muzikore; Të zhvillojnë dashurinë për folklorin maqedonas dhe folklorin e kombësive që jetojnë në Republikën e Maqedonisë; Të fitojnë aftësi për krijimin e e muzikës solo, kamertale dhe orkestrale (korale), etj. Në shkollën tonë mësimi zgjat nëntë, gjashtë dhe tre vjet, në varësi të instrumentit që mësohet. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Programi nëntëvjeçar – për instrumentet PIANO dhe VIOLINË. Programi gjashtëvjeçar – për instrumentet KITARË KLASIKE, KLARINETË, SAKSOFON DHE INSTRUMENTE ME GODITJE Programi trevjeçar – KËNDIMI SOL