Në shkollën tonë mësimi zgjat nëntë, gjashtë dhe tre vjet, në varësi të instrumentit që mësohet. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
• Programi nëntëvjeçar – për instrumentet PIANO dhe VIOLINË.
Programi gjashtëvjeçar – për instrumentet KITARË KLASIKE, KLARINETË,
SAKSOFON DHE INSTRUMENTE ME GODITJE
• PROGRAMI NËNTËVJEÇAR
PROGRAMI NËNTËVJEÇAR
Arsimi fillor muzikor për instrumentet PIANO dhe VIOLINË zgjat nëntë vjet. Studentët që mësojnë këto instrumente regjistrohen në moshën gjashtë vjeçare. Në vitin e parë të çdo programi mësimor mësohet vetëm lënda SOLFEZH ME TEORI ELEMENTARE MUZIKORE TË MUZIKËS, në mënyrë që nxënësit të shkollohen muzikisht dhe të përgatiten për mësimin e instrumentit që zgjedhin në vitin e dytë. Mësimi i SOLFEZH ME TEORI ELEMENTARE MUZIKORE TË MUZIKËS organizohet në grup dhe zhvillohet dy herë në javë, kurse mësimi i të gjitha instrumenteve organizohet individualisht, dy herë në javë.
PROGRAMI GJASHTËVJEÇAR
Arsimi fillor muzikor për instrumentet KITARË KLASIKE, KLARINETË, SAKSOFON, INSTRUMENTET ME GODITJE, HARMONIKË. Nxënësit që studiojnë këto instrumente regjistrohen në moshën 9-vjeçare.
PROGRAMI TREVJEÇAR
Arsimi fillor muzikor për KËNDIM SOLO zgjat tre vjet. Nxënësit e KËNDIMIT SOLO regjistrohen në moshën njëmbëdhjetë vjeç.