STAFI I MËSUESVE

Igor Veliçkovski

Игор Величковски е роден 1988 година во Куманово. Музичкиот пат го започнува на 9 годишна возраст во музичкото училиште
Igor Veliçkovski ka lindur në vitin 1988 në Kumanovë. Rrugën muzikore e nisi në moshën 9-vjeçare në shkollën e muzikës “Pançe Peshev” – Kumanovë, ku në mënyrë aktive mësoi instrumentin e klarinetit. Pas mbarimit të shkollës fillore të muzikës, ai u përqëndrua tek instrumenti saksofoni alto, i cili u bë instrumenti i tij kryesor krahas klarinetit dhe pianos. Arsimin muzikor e vazhdoi në klasën e profesorit Goce Micanov, ku zhvilloi dashurinë për muzikën xhez, me ç’rast u njoh dhe filloi të mësonte teknikat e luajtjes së tenorit, sopranos dhe saksofonit bariton. Diplomoi në akademinë muzikore “Goce Dellçev” – Shtip në vitin 2011. Aktualisht punon si mësues saksofoni në shkollën e muzikës “Pançe Peshev” – Kumanovë.

Funda Ali

Фунда Али е родена во 1996 година во Куманово, каде и завршува основно музичко образование во “Панче Пешев” – Куманово. Средното музичко образование го завршува во ДМБУЦ “Илија Николовски – Луј” во Скопје во 2014 година, отсек изведувач виолинист. Дипломира на факултетот за Музичка уметност во Тетово во 2020 година, насока Виолинист изведувач.
Funda Ali u lind në vitin 1996 në Kumanovë, ku edhe kreu arsimin fillor për muzikë në shkollën “Pançe Peshev” – Kumanovë. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në DMBUC “Ilija Nikolovski – Luj” në Shkup në vitin 2014, drejtimin për performancë violiniste. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Tetovë në vitin 2020, drejtimi i performancës violiniste. Tani punon si mësuese e violinës në shkollën fillore të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë. Me nxënësit e saj ka arritur shumë rezultate pedagogjike dhe interpretuese..  

Mirjana Atanasovska Kuzmanovska

Mirjana Atanasovska Kuzmanovska ka lindur në vitin 1982 në Kumanovë. Shkollën fillore të muzikës e kreu në SHFM "Pançe Peshev" në Kumanovë. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në vitin 2001 pran DMUBC "Ilija Nikolovski-Luj" në Shkup, drejtimi i teorisë dhe pedagogjisë së muzikës. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup në vitin 2007, drejtimi i teorisë dhe pedagogjisë së muzikës. Aktualisht punon si profesoresh e solfezhit dhe teorisë së muzikës në SHFM "Pançe Peshev" në Kumanovë.

Magdica Manasievska

Magdica Manasievska arsimin е saj muzikor e filloi në moshën 7 vjeçare në DMBUC Ilija Nikolovski-Luj, ku edhe e vazhdoi shkollimin e mesëm në klasën e Prof.Maja Kastratoviq.

Shkollimin e saj për muzikë e vazhdoi në Fakultetin e Arteve Muzikore FAM - Shkup, drejtimin e pianos instrumentale në klasën e Prof.Zoran Pehçevskit, ku edhe magjistroi në vitin 2011. Gjatë studimeve të magjistraturës ka marrë pjesë në disa shfaqje dhe si shoqëruese piano në provimet e magjistraturës, gara shtetërore dhe ndërkombëtare.

Që nga viti 2006 është e punësuar me kohë të plotë në SHFM Pançe Peshev- Kumanovë si profesoresh e pianos njëherit edhe si bashkëpunëtore për piano, duke punuar me sukses me nxënësit e saj në njohjen e tyre me sekretet e instrumentit të saj. Me to ka marr pjesë në shumë gara shtetërore dhe ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Serbisë, me ç’rast ka fituar mbi 20 çmime (kryesisht çmime të para, të dyta dhe të treta dhe ca lavdërata) si dhe mirënjohje për pedagog (profesor) i suksesshëm dhe bashkëpunëtor për piano.

Ariana Jashari

ka lindur në Kumanovë, ku edhe ka mbaruar shkollën fillore. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në DMBUC “Ilija Nikolovski-Ljuj” në Shkup në vitin 2014, drejtimin teori dhe pedagogji të muzikës. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Shkup në vitin 2018, drejtimi teori dhe pedagogji e muzikës. Prej vitit 2019 punon si profesoresh në lëndën solfezh me teori elementare të muzikës në shkollën fillore të muzikës Pançe Peshev - Kumanovë.

Ivana Andonovska

м-р Ивана Андоновска, родена 1982 година, од Куманово.
Mr.Ivana Andonovska ka lindur në vitin 1982 në Kumanovë. Shkollën e mesme të muzikës e ka mbaruar në drejtimin solo kanto, në vitin 2001 në MBUC "Ilija Nikolovski - Luj", Shkup. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup, në vitin 2005, në drejtimin e solo kantos.

Ajo ka magjistruar me nderimin cum laude në vitin 2010 në FAM - Shkup dhe mori titullin Magjistër në këndim solo. Pas kryerjes së magjistraturës në vazhdimësi është edukuar duke ndjekur seminare, trajnime dhe këshillime profesionale.

Како солист – мецосопран има изведено повеќе солистички концерти. Има настапувано во Македонска Опера и Балет – Скопје, а исто така и на голем број културни манифестации.
Si soliste – mecosoprano ka realizuar disa koncerte solo. Ka interpretuar në Operën dhe Baletin e Maqedonisë - Shkup, si dhe në një numër të madh manifestimesh kulturore. Prej vitit 2007 punon si profesoresh e këngës solo në SHFM “Pançe Peshev” – Kumanovë, ndërsa gjatë periudhës 2012-2016 ka ushtruar postin e drejtorit të shkollës.

Me nxënësit e saj ka fituar një numër të madh çmimesh në gara dhe festivale shtetërore dhe ndërkombëtare. Nga klasa e saj, shumica e nxënësve tani janë solistë vokalë të rinj të suksesshëm në mbarë botën.

Milena Gievska Andonovska

Milena Gievska Andonovska, ka lindur në vitin 1986 në Kumanovë, shkollën e ulët të muzikës e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa shkollimin për muzikë e ka vazhduar në Shkup. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në klasën e profesor Asparuh Axhi- Hristov, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare për violinë në klasën e profesor Ljubisha Kirovskit.

Ajo ka marrë pjesë në seminare të organizuara nga profesori Blagoja Dimçevski-violinë, Peter Shepard Skaervd-violinë. Biografia e saj muzikore përfshin gjashtë koncerte solo, shfaqje të shumta me orkestra kamertale dhe simfonike në kuadër të manifestimeve si vera e Shkupit dhe Ohrit, Ditët e Muzikës Maqedonase etj. Ajo në mënyrë aktive performon në turneun e muzikalit Koshtana, gjithashtu me kompozimin e Plamenka Trajkovska. Ajo është pjesë e procesit mësimor në arsimin muzikor për më shumë se një dekadë, ndërsa për momentin është mësuese aktive e violinës në shkollën e ulët të muzikës Pançe Peshev në Kumanovë.

Marko Mitkovski

Marko Mitkovski ka lindur më 22.06.1983 në Kumanovë. Shkollën e ulët të muzikës e filloi në shkollën e ulët të muzikës "Pançe Peshev" në Kumanovë për instrumentin piano tek prof. Dragan Grgovski ndërsa e mbaroi në Ilina Nikolovski Luj në Shkup tek prof. Karmen Kostova, ku edhe vazhdon arsimin e mesëm për muzikë për piano. Në atë kohë ndjek seminare tek Prof.Ljudmila dhe Boris Romanovi. Dy vitet e fundit të shkollimit të mesëm i kreu tek Prof.Snezhana Anastasova – Çadikovska, me ç’rast merr pjesë në koncerte të shumta dhe fiton disa çmime ndërkombëtare dhe kombëtare. Fakultetin dhe studimet master tek Prof. Boris Romanov në Shkup. Aktualisht punon si prof. në SHFM “Pançe Peshev” në Kumanovë.

Kraljevski Milosh

Краљевски Милош роден во 1988 Куманово, Македонија.
Дипломира ударни инструменти на факултетот за музичка уметност во Скопје, во класата на проф. Мојца Седеу.
Kraljevski Milosh ka lindur në vitin 1988 në Kumanovë, Maqedoni. Ai ka diplomuar për instrumente goditjeje në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup, në klasën e prof. Mojca Sedeu. Ka punuar si vullnetar me persona me aftësi të kufizuara në qendrën ditore në Kumanovë, si mësimdhënës i edukimit muzikor.

Sasha Spasovski

Sasha Spasovski ka lindur më 24.05.1974 në Shtutgart të Gjermanisë. Shkollën fillore të muzikës e kreu në SHFM "Pançe Peshev" Kumanovë. Shkollën e mesme e kreu në MBUC “Ilija Nikolkovski Luj” në Shkup për instrumentin e Bririt, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup. Në Akademinë e Muzikës në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip ka diplomuar për Kitarë klasike si fakultet i dytë. Gjatë kohës ka punuar në një sërë shkollash fillore dhe të mesme si mësues i edukimit muzikor, si dhe profesor i bririt në MBUC "IN Luj". Një vit punoi si profesor i kitarës klasike në shkollën e muzikës "Johman" në Kejp Taun - Republikën e Afrikës së Jugut. Aktualisht punon si profesor i kitarës klasike në SHFM “Pançe Peshev” Kumanovë.

Svetlana Jovanoviq

Родена 1966 година во Куманово . Оновно музичко образование учи од 1975 – 1980 година во УОМО „Панче Пешев” Куманово.
Svetlana Jovanoviq ka lindur në vitin 1966 në Kumanovë. Shkollën fillore të muzikës e ka ndjekur që nga viti 1975 e deri në vitin 1980 në SHFM "Pançe Peshev" Kumanovë. Shkollën e mesme e kreu në Qendrën Shtetërore Shkollore të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikolovski-Luj” në Shkup në vitin 1984. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore- Shkup në vitin 1988 - drejtimi Teori dhe Pedagogji e Muzikës. Menjëherë pas diplomimit u punësua në SHFM “Pançe Peshev” Kumanovë, si mësuese e solfezhit me teori muzike dhe piano, ku punon prej 35 vitesh. Në dy raste, në vitin akademik 2005/2006 dhe 2021-2022 është emëruar ushtruese e përkohshme e detyrës së drejtorit të SHFM “Pançe Peshev” Kumanovë.

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
sqAlbanian