RRETH SHKOLLËS

Shkolla fillore e muzikës "Pançe Peshev" - Kumanovë është themeluar në vitin 1946 me propozim të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë - Shkup dhe ministrit të arsimit Nikolla Minçev.

Mësues i parë në Kumanovë (me urdhër nr. 299 të datës 28.05.1946) është emëruar Gjorgi Ivanovski, muzikant - kryetar i Shtëpisë së Muzikës (nga ministri i arsimit Nikolla Minçev).

Gjorgi Ivanovski ishte edhe drejtori i parë i Shkollës fillore të muzikës "Pançe Peshev" - Kumanovë, muzikant i njohur që nga paralufta dhe në periudhën e Mbretërisë së Jugosllavisë (SHS) dhe ka luajtur instrumente frymore.

Këtij institucioni muzikor-arsimor në kuptimin e traditës së ekzistencës së një shkolle muzikore të organizuar i paraprin Shtëpia e Muzikës, e cila u themelua në vitin 1945 nga pushteti popullor.

Shtëpia e Muzikës krijoi orkestër frymor pionier, i pari dhe i vetmi e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë, nën drejtimin e muzikantit Gjorgji Ivanovski - kryetar i Shtëpisë. Rrënja e këtij institucioni të çon pikërisht tek orkestra frymore pioniere, e cila punoi intensivisht dhe në një kohë të shkurtër arriti rezultate të jashtëzakonshme, duke organizuar shumë koncerte publike. Për shkak të atyre sukseseve, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shtëpia themeloi Shkollën fillore të muzikës "Pançe Peshev" - Kumanovë, e cila financohej nga Këshilli Popullor i Qytetit.

Shkolla filloi me punë edukaive - arsimore me datë 01.01.1947. Menjëherë u regjistruan 90 nxënës, të shpërndarë në 3 paralele.

Në shkollë ligjerohej për lëndët: solfezh, teoria e muzikës, violinë, piano dhe instrumente frymore.

Gjatë kësaj periudhe Shkolla ka punuar në një objekt privat të nacionalizuar në qendër të qytetit, kurse në vitin 1955/56 shkolla kaloi në një objekt tjetër në qendër të qytetit (“Rruga e ciganëve”), në rrugën “Tane Georgievski”, në ndërtesën e mëparshme të Shkollës së grave. Në vitin akademik 1964/65 shkolla kishte nevojë për të kaluar në Qendrën për ekonomi dhe ekonomi shtëpiake "Magdalena Antova" në rrugën "Bratstvo - Edinstvo" (ku edhe sot gjendet shkolla).

Në vitin 2012 dhe në vitin 2018 nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë një vlerësimi integral SHFM “Pançe Peshev” Kumanovë u vlerësua me notën më të lartë.

Pançe Peshev

Pançe Peshev (15 korrik 1915 Veles - 5 qershor 1944 Kushkuli, rajoni i Strumicës) — kompozitor maqedonas, muzikant, partizan maqedonas, revolucionar, komunist, luftëtar i lirisë së Maqedonisë dhe pjesëmarrës në LNÇ.

Pançe Peshev ka lindur në Veles. Në moshën pesëvjeçare familja e tij u shpërngul në Kumanovë. Aty kaloi fëmijërinë dhe u shkollua. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Veprimtarinë revolucionare dhe muzikore e filloi qysh si nxënës. Ka mësuar violinë në shkollën muzikore "Stevan Mokranjac" në Shkup, tek Trajko Prokopiev, si dhe lëndët teorike në shkollën muzikore "Stankoviq" në Beograd. Ai ka bëre orë mësimore private për muzikë tek Petar Slavenski dhe Jurij Arbatski. Duke marrë pjesë në orkestrat amatore të punëtorëve dhe shoqëritë korale, ai shfaqet edhe si dirigjent i disa prej atyre kolektiveve. Dirigjoi edhe me korin dhe orkestrën e Shoqërisë "Abrasheviq" në Kumanovë (1935-1936). Kur shpërtheu Lufta Civile Spanjolle, ai kompozoi këngën masive "Klasje Zeleno" me tekst të tij, duke i bërë thirrje të rinjve të luftojnë kundër fashizmit.

Në vitin 1931 bëhet anëtar i OSKJ-së, kurse në vitin 1935 anëtar i PKJ-së dhe zgjidhet sekretar i Komitetit Lokal të OSKJ-së në Kumanovë. Ai gjithashtu bëhet anëtar i sindikatave të URS. Më 1936 u bë anëtar i Komitetit Lokal të PKJ për Kumanovë.

Për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai u arrestua dy herë në Mbretërinë e Jugosllavisë: herën e parë në janar të vitit 1936, kur u dënua me 20 ditë burg dhe herën e dytë në prill të vitit 1937, kur u dënua me dy vjet e gjysmë vite burg. Ai u lirua nga burgu në nëntor 1938. Nga fundi i vitit 1939 u bë sërish anëtar i PKJ-së. Në janar të vitit 1941, ai u internua në kampin Megjureçje afër Ivanjicës. Sa ishte në kamp, ​​themeloi kor, ku këndoheshin këngë masive dhe popullore: Mjekërbardhët e vjetër, Baresha e re, A mban mend Galabo, Borjano, Borjanke e të tjera. Кралството Југославија: првиот пат во јануари 1936 година, кога е казнет со казна затвор од 20 дена и вториот пат во април 1937 година кога е осуден на две и пол години затвор. Од затвор излегува во ноември 1938 година. Кон крајот на 1939 година повторно станува член на МК КПЈ. Во јануари 1941 година е интерниран во логорот Меѓуречје кај Ивањица. Додека бил во логорот, тој основал хор во затворот, кадешто биле пеени масовните и народните песни: Старци белобрадци, Млада овчарка, Помниш ли либе Галабо, Борјано, Борјанке и други.

Поранешна локација на музичкото училиште

UD Drejtoresha Sandra Zojçevska

UD Drejtoresha Sandra Zojçevska ka lindur në vitin 1976 në Kumanovë, ku edhe e filloi shkollën fillore për muzikë, ndërsa vazhdoi në Shkup pran Fakultetit të Arteve Muzikore, ku edhe magjistroi në shkencat muzikore nën mentorimin e Prof. dr. Viktorija Kolarovska - Gmirja.

Nga viti 2020 është e punësuar në SHFM Pançe Peshev – Kumanovë si mësuese e solfezhit me teori elementare të muzikës dhe pianos. Gjatë përvojës së sajë afatgjate në mësimdhënie, ajo ka fituar shumë çmime shtetërore dhe ndërkombëtare me nxënësit e klasës së saj dhe zhvillim profesional duke marrë pjesë në trajnime profesionale dhe seminare arsimore brenda dhe jashtë vendit, për të cilat në vitin 2016 ka marrë çmimin më të lartë për arritje afatgjate në fushën e muzikës dhe pedagogjisë së baletit nga pedagogët e muzikës dhe baletit të R. së Maqedonisë.

Drejtoresha e mëparshme Svetlana Trajkovska

Drejtoresha e mëparshme Svetlana Trajkovska ka lindur me datë 17.09.1956 në Kumanovë. Nga data 01.01.1983 është punësuar në SHFM "Pançe Peshev" Kumanovë si profesoreshë e harmonikës. Shkollën fillore të muzikës e ka kryer në Kumanovë, të mesmën muzikore në Beograd dhe Fakultetin e Artit Muzikor në Beograd, drejtimin e pedagogjisë së përgjithshme muzikore.

Директор во УОМО Панче Пешев од 1995 год. до 2001 год;
Drejtoreshë e SHFM Pançe Peshev që nga viti 1995 dhe deri në vitin 2001; që nga viti 2004 dhe deri në vitin 2012 dhe nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google
sqAlbanian